Ja me kë do luante Rabotniçki në raundin e tretë në LE!

Rabotniçki në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa dje barazoi 1:1 me skuadrën bjelloruse të Dinamo Minsk, duke lënë hapur çështjen e udhëtuesit për në raundin e tretë.

Nëse “romantikët” në ndeshjen e kthimit të 20 korrikut do të arrinin një rezultat pozitiv në transfertën në Minsk, atëherë skuadra e trajnerit Viktor Trenevski në raundin tjetër do të përballeshin me fituesin nga përballja midis skuadrës nga Irlanda, Kork Siti dhe asaj nga Qiproja, AEK Larnaka.

Njëjtë sikurse Shkëndija, edhe Rabotniçki ndeshjen e parë që në program është me datë 27 korrik do ta zhvillonte në transfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit me 03 gusht në teren vendas.

Leave a Reply