Çelikoviç në vend të Muratit ndaj Helsinkit

Mevlan Murati edhe përfundimisht nuk do të mund të luaj në ndeshjen e kthimit ndaj Helsinkit në Finlandë në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Evropa, ndërsa vendin e tij me shumë gjasa do ta zë Ivan Çelikoviç.

Mbrojtësi i krahut u lëndua në takmin e parë me skuadrën finlandeze të zhvilluar në Strumicë, duke u detyruar të lëshojë fushën pas vetëm 25 minuatve lojë.

Ndërkohë ekipi mjekësor ka kryer testime shtesë rezultatet e të cilave kanë konfirmuar lëndim të muskulit të kofshës së këmbës së majtë, ku është krijuar hematom.

I njejti kërkon terapi një javore me laser, pas çka përmes testimeve të reja do të vlerësohet nëse është eliminuar në masë të duhur që futbollistit do t’i lejonte të rikthehet me intenzitet maksimal në seancat stërvitore.

Parashikimet më optimiste janë se Murati do të kthehet për 10-të ditë, ndërsa maksimum rikuperimi mund të shkojë deri në dy javë.

Vendin e tij në ndeshjen e së enjtes në Helsinki pritet ta zë, kroati Ivan Çelikoviç. Ndeshja ndërmjet Helisnkit dhe Shkëndijës do të zhvillohet në “Telia 5G –Areena” në Helsinki, me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply