Modriç në sezonin e ri do veshë fanellën me №10 (FOTO)

Mesfushori i pazëvendësueshëm i Real Madridit, Luka Modriç në sezonin e ri, 2017/2018 do të veshë fanellën me №10 të “mbretërve”, njoftuan nga “Santiago Bernabeu”. Numrin 10-të sezonin e kaluar te Reali e mbante Hames Rodrigez, i cili u largua në drejtim të Bajernit të Munihut.

Markos Jorente do të veshë fanellën me №18, Dani Sebajos ka vendosur të marrë fanellën me №24, derisa Borha Majoral do të pasojë №21, që ishte në prоnësi të Alvaro Moratas. Majoral megjithatë mendohet se do të huazohet në ndonjë skuadër tjetër gjatë sezonit që po vjen.

Leave a Reply