Juve kërkon ti rrëmbejë talentin e madh Barcelonës!

Barcelona si duket është shumë e vendosur për të nënshkruar me boshnjakun 30-vjeçar të Juventusit, Miralem Pianiç.
“Zonja e Vjetër” dëshiron të përfitojë sa më shumë nga “katalunasit” duke i kërkuar lojtarë në këmbim të mesfushorit boshnjak.

Pas Arthur, Semedos dhe milionave, Juventus së fundmi i ka sugjeruar dhë një alternativë të re Barcelonës dhe ai është 17-vjeçari, Ansu Fati që cilësohet si e ardhmja e skuadrës kampione në fuqi të Spanjës.

Sipas “Tutosport.it”, Juventus e shikon adoleshentin si një alternativë për të përshpejtuar kalimin e Pjaniç te Barcelona, pasi braziliani Arthur as që e mendon largimin nga “Kamp Nou”.

Leave a Reply