Qatip Osmani si Akrapoviçi, madje edhe më bindës

Qatip Osmani po përsërit suksesin e trajnerit boshnjak,  Bruno Akrapoviç, i cili mbahet mend si trajneri i parë i Shkëndijës, që me skuadrën tetovare kishte prekur fazën e “Play-Off” të Liga Evropa.

Një gjë të tillë që në sezonin e tij të parë me Shkëndijën në Liga Evropa, arriti tashmë edhe trajneri i preferuar i tetovarëve, Qatip Osmani, i cili ka bërë që Shkëndija të ketë një lojë më bindëse dhe me më shumë gola të realizuar.

Që të dy trajnerët pas 6 ndeshjeve të zhvilluara kanë rezultate të njëjta, 4 fitore, një barazim dhe një disfatë, me një Shkëndijë të Qatip Osmanit më bindëse, që ka shënuar 15 gola, kundrejt 7 golave të Shkëndijës së Bruno Akrapoviç, i cili mund të lëvdërohet me një mbrojtje më të mirë, me vetëm dy gola të pranuar, kundrejt 4 golave që ka pranuar Shkëndija këtë edicion, dy prej të cilëve në disfatën e vetme 2:1 ndaj Trakai.

Rikujtojmë nën drejtimin e Bruno Akrapoviç, Shkëndija në turin e parë kishte eliminuar poalët e Kraikova, duke i mundur në të dyja ndeshjet (2:0, 2:1), pastaj në turin e dytë kishin eliminuar Nefçin Baku nga Azerbajxhani (0:0, 1:0), që në turin e tretë t’ia dilnin përballë çekëve të Mlada Boleslav (2:0, 0:1), ndaj të cilëve kishin pësuar disfatën e vetme.

Kundërshtarë i Shkëndijës në ndeshjet e vitit të kaluar në “Play-Off” kishte qenë skuadra e Gent nga Belgjika, ndaj së cilës skuadër Shkëndija kishte humbur në të dyja ndeshjet. Fillimisht në Gent, “kuqezinjët” ishin mundur me rezultatin 2:1, që më pas në Shkup të pësojnë disfatë të thellë, 0:4.

Emrin e kundërshtarit të sivjetshëm në ndeshjet e kësaj faze në Liga Evropa, Shkëndija do ta mësojë nesër me fillim në ora 13:00, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti. Pjesë e ndeshjeve të “Play-Off” do të jetë edhe Vardari, që u eliminua në ndeshjen e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian nga skuadra e Kopenhagenit.

Leave a Reply