ZYRTARE, Burak Jilmaz nënshkruan me Trabzponsporin

Sulmuesi turk, Burak Jilmaz është rikthyer në Turqi, pas vetëm 18 muajve të kaluar në Kinë, ku mbronte ngjyrat e skuadrës së Sinobo Guan nga Superliga kineze. Ish sulmuesi i Galatasarajit, ka vendosur të veshë fanellën e Trabzonsporit, drejtuesit e së cilës skuadër kinezëve të Sinobo Guan do ju paguajnë një shumë prej 4 milion euro.

Burak Jilmaz gjatë karrierës së tij ka shënuar 135 gola, duke qenë pjesë e 4 klubeve më të mëdha në Turqi, Galatasaraj, Fenerbahçe, Beshiktash dhe Trabzonspor, për të cilën skuadër në periudhën 2010-2012 në 72 ndeshje kishte realizuar 55 gola.

Ishin kohët e tij më të mira asaj kohe, ndërsa drejtuesit e Trabzonsporit shpresojnë që Jilmaz sërish të shpërthejë me fanellën e skuadrës së tyre, që në fillim në merkatos verore transferoi edhe mesfishorin sllovak të Milanit, Juraj Kucka.

Leave a Reply