Hazard zëvendëson Nejmarin te Barcelona!

Eden Hazard do të jetë zëvendësuesi i brazilianit Nejmar te Barcelona. Kështu raportojnë mediat angleze, sipas të cilave drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm menjëherë të harxhojnë një pjesë të parave të përfituara nga shitja e brazilianit në drejtim të Paris Sen Zhermenit.

Nga Anglia pohojnë se emër i ri te Barcelona nuk do të jetë braziliani Kutinjo, por belgu i Çelzit, Eden Hazard. Me këtë transferim përveç se do të përforcojnë rradhët e tyre, “katalunasit” do ti shkaktonin një goditje të madhe Realit të Madridit, skuadër kjo e cila vite me rradhë po tenton të transferojë belgun në “Santiago Bernabeu”.

Leave a Reply