Mançester Junajtedi bind me Lukakun në sulm (VIDEO)

Mançester Junaitedi ka bindur në ndeshjen e parë të sezonit në Premierligë, duke shpartalluar Uest Hamin në “Olld Traford” me rezultatin e thellë 4:0.

Figurë qendrore te “djajtë e kuq” rezultoi të jetë përforcimi i tyre më i bujshëm gjatë merkatos së verës, Romelo Lukaku, që realizoi dy gola (33’ dhe 52’), nga një në secilën pjesë.

Dy golat tjerë mbajnë firmën e Martial 87’ dhe Pogba 90’, të cilët  kompletuan pokerin e skuadrë së Hoze Murinjos ndaj Uest Hamit të Slaven Biliç.

Falë kësaj fitore të thellë, Mançester Junajted kryeson renditjen falë gol-averazhit.

Leave a Reply