ZYRTARE, Italo pjesë e Vardarit, luan ndaj Fenerbahçes!

Sulmuesit brazilian Italo është përforcimi më i ri i Vardarit. Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën kampione të Maqedonisë, e cila te sulmuesi brazilian sheh si zëvendësim për Balotelin e larguar te Al Garifa në Katar.

Ai pritet që menjëherë të paraqitet për të pasur të drejtë loje për ndeshjen e Liga Evropa kundër Fenerbahçes si “xhoker”.

Hoze Oliveira dos Santos – Italo, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Sao Paolo, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat si Maritimo, Paulista dhe Internacional, me të cilën skuadër kishte fituar Kupën e Porto Alegre.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply