Shkëndija i rikthehet kampionatit, nesër përballet me Shkupin

Pas ndeshjes së parë të luajtur ndaj Milanit në kuadër të plej of-it në Liga Evropa, Shkëndija i rikthehet ndeshjeve kampionale, ku nesër do të përballet me Shkupin në Çair, në takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

“Kuqezinjët” nga Tetova kërkojnë tri pikë të reja në Çair, për ta vazhduar me fitore, pas asaj të regjistruar në xhiron e parë kundër rivaleve për titullin e kampionit, Vardarit. Trajneri Osmani përveç mesfushorit Stefan Vujçiç , të gjithë futbollistët tjerë ka në dispozicion për lojë.

Kujtojmë që takimi Shkupi-Shkëndija duhej të luhet të dielën, por u shty për 24 orë me kërkesë të tetovarëve shkaku i angazhimeve në Liga Evropa. Takimi Shkupi-Shkëndija luhet nesër në stadiumin e Çairit me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply