LK, short i vështirë për ekipet e futbollistëve shqiptarë

Shorti i Ligës së Kampioneve ofroi grupe interesante, ku spikasin grupet C, D dhe H.

Çelzi, Atletiko Madrid dhe Roma do të luajnë në grup të njëjtë së bashku edhe me Karabagun e Ansi Agollit, Juventusi dhe Barcelona deshi fati që sërish të takohen në Ligën e Kampionëve Evropian, por kësaj rradhe në fazën në grupe. Që të dyja këto skuadra do të jenë pjesë e grupit D, së bashku edhe me Olimpiakosin e Besnik Hasit dhe Sportingun e Lisbonës.

Një ndër grupet më interesante do të jetë, grupi H, ku bënë pjesë edhe kampioni në fuqi i Evropës, Reali iMadridit, së bashku edhe me Borusia Dortmundin, Totenhamin dhe APOEL FC.

Napoli i Elseid Hysajt do të luaj në grupin “F”, së bashku edhe me Shakhtar Donjetskun, Mançester Sitin dhe Fejenordin.

Maribori i Valon Ademit është në grupin “E” bashkë edhe me Spartakun e Moskës, Seviljën dhe gjigandët e Lliverpullit.

Më poshtë keni të gjitha grupet e Ligës së Kampionëve Evropian për sezonin 2017/2018.

 

Leave a Reply