Gjelbrim Taipi zgjodhi të luaj për Kosovën

Ish futbollisti i Shkëndijës, Gjelbrim Taipi, i cili aktualisht luan në Zvicër me skuadrën e Shafhausen, ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe këtë e ka pohuar vetë ai në një prononcim të dhënë për “Lajm”.

Futbollisti me origjinë nga Tërnovci, më parë ka luajtur edhe me Shpresat e Shqipërisë.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki e ka vëzhguar atë prej kohësh, që kur luante me Vilin dhe tashmë e ka ftuar atë.

Taipi përveç me Shkëndijën dhe Shafhauzenin, gjatë karrierës së tij gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Vill 1900, Sent Gallen dhe KF Tërnoci, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin.

Leave a Reply