Skënderbeu i madh eliminon Dinamon

Skëndebeu ka përsëritur suksesin e para dy viteve, duke u kualifikuar sërish në grupet e Liga Evropa. Skuadra korçare sonte arriti që ti eliminojë gjigandët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit, ndaj të cilëve arriti barazimin e duhur 0:0, me të cilin gëzoi 12 mijë tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena”.

Skënderbeu u tregua një skuadër mirë e organizuar sonte, duke mos  lejuar shumë herë kampionët e Kroacisë të gjejnë rrugën drejt golit.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë në Zagreb, Skënderbeu luajti baraz 1:1. Ky rezultat bëri që festa të filloi në Elbasan, Korçë, por edhe në Shkup, ku në këto momente po zhvillohet ndeshja ndërmjet Shkëndiëjs dhe Milanit, ndërsa nga tribunat e stadumit, me të mësuar rezultatin përfundimtarë të takimit, tifozët e pranishëm filluan të brohorasin, Skënderbeu, Skënderbeu.

Emër ky shumë i bukur, të cilin do e hasim edhe në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, kur skuadra korçare gjatë ditës së nesërme do të mësojë kundërshtarët e saj.

Leave a Reply