Majlinda mbetet pa medalje në Botërorin e Budapestit

Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medalje në Botërorin e Budapestit. Xhudistja kosovare pasi humbi në garën gjysmëfinale nga japonezja, Ai Shishime në kategorinë 52 kilogramë, humbi edhe në finalen e vogël për medaljen e bronzit, pasi u mposht nga brazilianja, Erika Mirandan e cila e vendosi me shpatulla në tapet xhudisten pejane.

Edhe përkundër faktit që mbeti pa medalje, kampionja olimpike nga “Rio 2016”, duhet të mbetet me kokën lartë pasi tregoi se është njëra prej garueseve më të mira në xhudon botërore.

Leave a Reply