Policët maqedonas festojnë pas golit të Trajkovski (VIDEO)

Golit të barazimit të shënuar nga ana e Aleksandar Trajkovskit nga pika e bardhë në minutën e 78-të ka gëzuar tej mase edhe policët maqedonas, që sonte ishin në numër të madh në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Ata edhe pse ishin jashtë tribunave, megjithatë e përjetuan atë gol si tifozë të mirëfilltë.

Kjo shihet qartë nga video e mëposhtme që kishte siguruar “panorama-sport”, ku shihet reagimi i tyre pas barazimit të rezultatit në 1:1, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë në ndeshjen e xhiros së 8-të, të grupit “G” midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Leave a Reply