Angellovski: Nuk jam i kënaqur me këtë barazim

Igor Angellovski vuan për barazimin ndaj Shqipërisë, pasi sipas tij Maqedonia ishte më afër fitores, bazuar në rastet e krijuara nga ana e futbollistëve të tij.

“Mendoj se u zhvillua një ndeshje shumë kualitative midis dy kombëtareve që zbritën sonte në Strumicë. Sipas asaj që ndodhi në teren, mendoj se krijuam raste më shumë, mirëpo realizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Kundërshtari shënoi një gol, pati edhe një rast tjetër përmes Sadikut, dhe mendoj se nuk e merituam këtë barazim” – tha Angellovski pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply