Nexhat Shabani me Akademinë e FFM-së të dytët në turneun e UEFA-së në Armeni

Ditët e kaluara në Erevan të Armenisë u zhvillua turneu zhvillues i UEFA-së, në të cilin krahas përfaqësueseve U14 të Armenisë (vendasit garuan me dy ekipe përfaqësueses Armenia 1 dhe Armenia 2), Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Iranit, mori pjesë edhe vendi ynë që u përfaqësua me nga Akademia e FFM-së e drejtuar nga Nexhat Shabani.

Përveç vendit të dytë, nga rradhët e Akademisë së FFM-së doli edhe futbollisti më i mirë i turneut, Matej Georgiev, ndërsa në garë për këtë çmim ishin edhe mbrojtësit qëndror Blend Zekiri dhe Enis Buçi që ishin të shkëlqyeshëm në gjithë pesë ndeshjet e zhvilluara.

Të rinjtë e vendit kishin paraqitje shumë të mira, duke zënë vendin e dytë në këtë turne me efekt prej 4 fitoreve dhe një disfate në pesë ndeshje të zhvilluara. Humbja e pafat 1:0 nga Irani në start u tregua vendimtare që Akademia e FFM-së nuk zuri vendin e parë në turneun zhvillues të UEFA-së, pasi meritoi një gjë të tillë me paraqitjet në terren në ndeshjet pasardhëse. Pas humbjes 1:0 nga Irani në start pasuan katër fitore të njëpasnjëshme, kundër Armenisë 1 (2:0, Ivan Gligorov, Marko Sofijanovski), Armenisë 2 (2:0, Mehmedriza Hamza dhe Mihail Talevski), Bjellorusisë (2:0, Mateo Sofijanovski dhe autogol i bjellorusëve) dhe Kazakistanin (2:1, Marko Sofijanovski dhe autogol i kazakëve). Duke parë se me pesë fitore në pesë ndeshje Irani zuri vendin e parë, Akademia e FFM-së duhej të pajtohet me vendin e dytë, por me satisfaksion të madh për paraqitjet që nga instruktorët e UEFA-së dhe seleksionuesit e përfaqësueseve pjesëmarrëse u vlerësuan si më të mirat në këtë turne.

Akademia e FFM-së në turneun zhvillues të UEFA-së në Erevan u përfaqësua me këta futbollistë:
Alban Shabani, Ivan Gligorov, Ognen Zdravkovski, Blend Zeqiri, Dejvid Mitrevski, Stefan Tasev, Vasko Vasilev, Matej Angelov, Mihail Talevski, Viktor Bonevski, Marko Ristov, Mario Riçkov, Mario Mastev, Mario Kocevski, Mateo Sofijanovski, Marko Sofijanovski, Idriz Osmanoviq, Enis Buqi, Filip Popovski, Mirçe Stoilov, Matej Georgiev, Matej Jordanovski, Mehmedriza Hamza, Kristijan Kosotovski, Andrej Bobevski, Marko Trenevski dhe Donart Ibraimi.

Leave a Reply