Sadiki: Faleminderimi i takon Zotit që arrita golin ndaj Shkupit (VIDEO)

Skuadra e Rabotniçkit u largua nga stadiumi i Çairit e mposhtur nga Shkupi në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor. Të dyja skuadrat mund të ndaheshin me barazim 1:1, po të mos ishte Jasharoski që shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt për fitore të Shkupit, njofton infosport.

Golin e vetëm për mysafirët nga “parku i qytetit” e realizoi mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki, i cili barazoi shifrat përkohësisht në Çair, duke festuar golin me sexhde.

“Ndeshja ishte e mirë. Gjatë gjithë takimit ishim më të mirë se Shkupi, kishim raste të mira për gol, por nuk i realizuam. Ndonjeherë fati nuk është në anën tënde. Jam i lumtur për golin që e shënova. Para takimit isha i sigurt që do të shënoja dhe faleminderimi i takon Zotit për këtë arritje”, shprehet Sadiki enkas për infosport.

Për Sadikin ky ishte goli i parë në këtë sezon me Rabotniçkin, ndërsa si duket do të jetë futbollist standart në formacionin e parë të trajnerit Viktor Trenevski. /InfOSport.mk

Leave a Reply