Golat e grupit “G”, Beshiktashi superior, ndalet Monako (VIDEO)

Plotë 6 gola janë shënuar në dy ndeshjet e grupit “G”, ku surprizoi Beshiktashi me fitoren në tranfertë ndaj Portos, shkruan “infOSport.mk”.

Kampionët e Turqisë falë golave të shënuar nga Taliska, Tosun dhe Babel shënuan fitore 3:1 ndaj skuadrës së njohur portugeze, që dështuan në të gjitha aspektet, duke mos arritur që të prekin rrjetën e Fabricio, të cilin e mposhti bashkëlojtari i tij Dushko Toshiç.

Dy gola të shënuar brenda dy minutave, nga një në secilën anë ishte epilogu i takimit tjetër të këtij grupi, ku Lajpcigu gjerman barazoi ndaj kampionëve në fuqi të Francës, Monakon.

Forsberg në minutën e 33-të kaloi Lajpcigun në epërsi, teksa vetëm një minutë më pas Tielemans shënoi golin e barazimit për Monakon, për të cilën skuadër gjatë pjesës së dytë debutoi edhe senegalezi, Keita Balde.

Leave a Reply