Zidan me plotë 6 mungesa ndaj Sociedadit

Reali i Madridit po has në disa mungesa shumë të rëndësishme në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedadit. Për shkak se nuk ishin pjesë e sëtrvitjes së sotshme, Toni Kros dhe Hesus Valeho do ti mungojnë skuadrës “mbretërore” për këtë ndeshje shumë të rëndësishme që i takon javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll.

Lajmin për mungesën e tyre e konfirmoi edhe vetë trajneri Zinedin Zidan, i cili tha se nuk dëshiron të rrezikojë me asnjë futbollistë dhe se do të luajë me ata që ka në dispozicion.

“Kros dhe Valeho? Nuk do të llogarisim në ta. Nuk janë stërvitur një ditë para ndeshjes dhe nuk do të luajnë nesër”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedad në Anoeta.

Përveç Kros dhe Valeho, Reali nesër ndaj Sociedadit Reali do të luajë edhe pa Ronaldon, Marselon, Benzeman dhe Kovaçiçin.

Leave a Reply