Benzema i mbetet besnik Realit të Madridit

Karim Benzema do të jetë futbollist i Realit të Madridit deri në vitin 2021. Sulmuesi francez ka arritur marrëveshjen me klubin madrilen për rinovimin e kontratës edhe për katër vite të tjera.

Kampionët e Europës kanë njoftuar se ditën e enjtë në orën 14:00 do të kryhet edhe nënshkrimi i kontratës së re me sulmuesin në prani të mediave.

Benzema do të flasë në konferencën për shtyp, ashtu sikurse, Karvahjal, Marselo dhe Isko.

Benzema në “Santiago Bernabeu” erdhi në vitin 2009 nga rradhët e Lionit, ndërsa deri më tani ka zhvilluar 371 ndeshje duke regjistruar 182 gola.

Gjatë këtij sezoni në 6 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 1 gol, edhe atë në kuadër të ndeshjeve të Superkupës së Spanjës, kur kishte shënuar në ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu, në të cilën Reali kishteregjistruar fitore 2:0 dhe kishte ngritur lartë trofeun në fjalë.

Leave a Reply