Ja si Roma demoloi Beneventon e Memushajt (VIDEO)

Roma ka shënuar edhe fitoren e rradhës në “Serie A”, kësaj rradhe duke mundur Bbeneventon në transfertë me rezultatin e thellë 4:0.

Ishte kjo disfata e pestë rradhazi për  Beneventon e Ledian Memushajt, i cili luajti

që nga minuta e parë por nuk mundi të bënte asgjë përballë “verdhekuqve” që u treguan të pamëshirshëm.

Miqtë kaluan në avantazh pas 22’ minutave lojë me anë të sulmuesit boshnjak Edin Xheko, ndërsa 13’ minuta më vonë Lucioni shënoi në rrjetën e gabuar duke i mundësuar Romës epërsi prej dy golash.

Njëjtë sikurse në pjesën e parë, edhe në të dytën Roma realizoi dy gola dhe sërish me autor Edin Xheko (52’) dhe një autogol tjetër të shënuar nga ana e futbollistëve vendas, kësaj rradhe me autorë Venuti (74’).

Falë kësaj fitore, Roma me 9 pikë të tubuara nga 4 ndeshje (duhet të zhvillojë ndeshjen e mbetur me Sampdorian) renditet në pozitën e 7-të, teksa Benevento mbetet skuadra e vetme në Serie A që ende nuk ka marrë asnjë pikë.

Leave a Reply