Super goli i Felipe që gjunjëzoi Renovën (VIDEO)

Renova dështoi të marrë një rezultat pozitiv në transfertën ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit, vetëm shkaku i një super goli të realizuar nga ana e brazilianit Felipe në minutën e 84-të, njofton “infOSport.mk”.

Deri në ato momente Renova po zhvillonte një super ndeshje dhe kishte një rezultat të favorshëm 1:1, por që super goli i një ndër mesfushorëve më të mirë në kampionatin tonë, Felipe, la duarzbrazur nga kjo transfertë skuadrën nga Xhepçishti.

VARDARI AVANSON NDAJ RENOVESVARDARI – RENOVA 1:0(T. Barsegian 26')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Ndryshe Vardari kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Barsegian në minutën e 26-të, kur mjaft mirë pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e Besir Demirit, i cili sot ishte startues për dallim nga ndeshjet paraprake.

Përveç tij startues ishte edhe Visar Musliu në mbrojtjen e Vardarit, e cila kapituloi në minutën e 42-të, kur Emran Ramadani me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për barazim të shifrave.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRENOVA BARAZON NDAJ VARDARITVARDARI – RENOVA 1:1 (E. Ramadani 40')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Me rezultatin 1:1 skuadrat shkuan në pushim, teksa në pjesën e dytë edhe përkundër disa tentativave të Renovës dhe të skuadrës vendase, ishte super goli i Felipes që vendosi fituesin e këtij takimi.

SUPER GOLI I BRAZILIANIT FELIPE NDAJ RENOVESVARDARI – RENOVA 2:1(Felipe 84')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Vardari me këtë fitore tashmë renditet në pozitën e 3-të me 10 pikë të tubuara, teksa Renova me 5 pikë ndodhet në vendin e 8-të.

Leave a Reply