Është sërish ai, sërish Stojkoski (VIDEO)

Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0, identike si ajo e së dielës në Kratovë ndaj Sileksit dhe sërish me autorë të njëjtë Kristijan Stojkoski, shkruan “infOSport.mk”.

Futbollisti shkupjan i ardhur gjatë merkatos së verës po tregohet si një transferim i qëlluar nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët tashmë figurojnë lartë në tabelën e klasifikimit.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI AVANSON NDAJ SKOPJESSHKUPI – SKOPJE 1:0(K. Stojkoski 26')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Golin e vetëm dhe të fitore në përballjen e javës së 6-të ndaj Skopjes, Stojkoski e realizoi në minutën e 26-të, kur mjaft mirë u gjind para 5-metërshit të portierit mysafir dhe nga afërsia shënoi golin e vlefshmë tre pikë të reja për Shkupin.

Pas kësaj fitore të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu tashmë pozicionohen në vendin e katërt me 10 pikë, po aq sa ka edhe Vardari në pozitën e tretë që sot me shumë vështirësi mundi Renovën në Shkup me reuzltatin 2:1.

Leave a Reply