Lajme të këqija për Interin para derbit me Milanin

Lajme jo të mira për Interin dhe trajnerin Spaleti në prag të derbit ndaj Milanit. Mesfushori kroat, Brozoviç mund të jetë mungesa e madhe për ndeshjen e 15 tetorit.

Ai u dëmtua ashtu si edhe Manxhukiç në ndeshjen e mbrëmshme që kombëtarja kroate e zhvilloi ndaj Finlandës, duke u ankuar në disa probleme muskulore.

Futbollisti i Interit kësisoj nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar kombëtaren e tij në ndeshjen e fundit të grupit “I”  ndaj Ukrainës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet me kohën për ndeshjen e madhe ndaj Milanit.

Ai doli nga fusha në minutën e 54-të, ndërkohë që mjekët e “zikaltërve” kanë telefonuar stafin mjekësor të kroatëve për ta pasur sa më parë në dispozicion lojtarin.

Leave a Reply