Arian Ademi sonte luan ndeshjen e parë pas dy viteve?

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi pas dy vitëve e gjysë rikthehet përsëri në fushat e futbollit. Ademi që është pjesë e Dinamo Zagrebit ishte i pezulluar nga UEFA për shkak të përdorimit pa vetdije të dopingut, ndërsa pas vërtetimit të së njejtës iu reduktua dënimi.

Ademit pezullimi i skadoi me 7 tetor, ku nga dita e shtunë ka marrë dritën jeshile të luaj në ndeshje zyrtare me skuadrën e tij Dinamo Zagrebin dhe përfaqësuesen e Maqedonisë. Seleksionuesi Igor Angellovski nuk e përjashtoi mundësinë për aktivizimin e Ademit në ndeshjen e sotme si zëvendësues i Stefan Spirovskit.

“Sigurisht se ka shansin, të gjithë që ndodhen këtu mundet të luajnë”, është përgjigjur Angellovski në pyetjen e gazetarëve për mundësinë eventuale të Ademit që të paraqitet në ndeshjen ndaj Lihteshtajnit.

Takimi Maqedoni-Lihteshtajn do të luhet sonte nga ora 20:45.

Leave a Reply