Çfarë po ndodh me Juventus Seravën?

3 ndeshje, 3 disfata për Juventus Seravën në sezonin e ri dhe lind pyetja se vallë çfarë po ndodh me skuadrën “bardhezi” nga Serava, e cila ka startin më të dobët viteve të fundit në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatave nga Astibo dhe Futsal Shkupi, ekipi shkupjan u mund edhe në kuadër të javës së tretë, kësaj rradhe në transfertën ndaj Zhelezarecit.

Juventus Serava në këtë përballje pësoi disfatën më të thellë të sezonit, 4:0, duke lënë shumë pikpyetje për në organizimin e kësaj skuadre, e cila në taborin e saj nuk ka pësuar edhe shumë ndryshime, duke mbajtur boshtin e lojtarëve të njëjtë edhe nga sezoni i kaluar.

Javën që vjen Juventus Seravën e pret edhe një përballje tjetër shumë e vështirë, ajo ndaj Velesit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” pranë shkollës fillore “Adem Jashari” në lagjen Serava të Shkupit.

 

Leave a Reply