Maqedonia me dy mungesa të rëndësishme ndaj Lihtenshtejnit

Igor Angellovski për ndeshjen e sontshme ndaj Lihtenshtejnit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e fy futbollistëve titullarë nga ndeshja e fundit me Italinë, Darko Vellkovski dhe Stefan Spirovski, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i Vardarit pësoi një lëndim në ndeshjen e së premtes në Torino ndaj kombëtares “axurre”, teksa mesfushori i skuadrës hungareze të Ferencvarosh, Stefan Spirovski u ndëshkua me kartonë të verdhë, që ishte i dyti në këtë cikël eliminatorë, që ia pamundëson atij paraqitjen në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018” ndaj skuadrës modeste të Lihtenshtejnit, që në 9 ndeshjet e deritanishme të zhvilluara në kuadër të grupit “G” ka shënuar vetëm një gol, teksa ka pranuar plotë 35 gola.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë Maqedonia kishte mundur kundërshtarin e sontshëm me rezultatin 3:0 falë një dopietë të Iilija Nestorovskit dhe një goli tjetër të shënuar nga Boban Nikollov.

 

Leave a Reply