“Topi i artë”, ja kush mund ta kërcënoj Kristiano Ronaldon!

Gazeta e njohur franceze do të shpallë listën e plotë me 30 emra brenda orës 19.30. Janë disa emra, që kërcënojnë portugezin Kristiano Ronaldo për këtë trofe.

Nejmar (PSZH), Luka Modriç (Real Madrid), Paulo Dybala (Juventus), Marselo (Real Madrid), Ngolo Kante (Çelzi).

Këta janë pesë emrat e parë të listës prej 30 lojtarësh, të cilët do të konkurrojnë për “Topin e artë 2017”.

E ka bërë me dije këtë gjë sot në mëngjes “L’Equipe”, gazeta prestigjioze franceze. Gara kundër Krstiano Ronaldos ka nisur tashmë.

Leave a Reply