“Ballistët” në ndihmë të “Ujqërve të Dëborës” për ndeshjen e Skënderbeut kundër Partizanit të Beogradit (FOTO+VIDEO)

Grupi i tifozëve “Ballistët” janë të gatshëm për të ndihmuar “Ujqërit e Dëborës” të skuadrës së Skënderbeut, në ndeshjen e 19 tetorit që skuadra korçare do ta zhvillojë kundër Partizanit të Beogradit si vendas, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e xhiros së tretë në kuadër të grupit “B”, ku pas dy xhirove Skënderbeu dhe Partizani kanë tubuar vetëm nga një pikë, pas barazimeve që morrën ndaj zviceranëve të Jang Bojs.

Pikërisht kjo ndeshje mund të qartësojë shumë gjëra rreth udhëtuesit të dytë  pas Dinamo Kievit për në raundin e dytë të garave në Liga Evropa, duke pasur parasysh se skuadra ukrainase me dy fitore të njëpasnjëshme është veçuar në renditje. Dhe duke pasur parasysh rëndësinë e takimit me skuadrën serbe, grupi i tifozëve “Ujqërit e Dëborës” janë duke u përgatitur në maksimum për këtë ndeshje, në të cilën do të kenë përkrahjen edhe nga ana e miqve të tyre nga Tetova, “Ballistët”, të cilët njihen si një ndër grupimet më të organizuara shqiptare.

Tifozët e njohur të Shkëndijës kanë komfirmuar pjesëmarrjen e tyre për ndeshjen e 19 tetorit, ku tifozëria duhet të jetë në maksimumin e saj, në mbështetje të ekipit shqiptar. Përtej ndjenjës patriotike, tifozët duan me çdo kusht fitoren ndaj serbëve të Partizanit të Beogradit. Pritet që në atë ndeshje në stadiumin  “Elbasan Arena” të vijnë edhe grupime të tjera tifozësh, sepse atë ditë Skënderbeu nuk do të jetë vetëm i korçarëve, por i gjithë shqiptarëve ane mbanë.

Rikujtojmë “Ballistët” edhe më herët kanë pasur rastin të bëjnë tifo ndaj Partizanit të Beogradit, edhe atë duke qenë në përkrahje të skuadrës së tyre të zemrës  Shkëndijës në kuadër të rrethit të parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve Evropian, transmeton “infOSport.mk”.

Më poshtë ju prezantojmë koreografinë e “Ballistëve” në atë ndeshje të 20 korrikut të vitit 2011-të, kur në tribunën lindore të stadiumit “Filipi i Dytë” kishin shfaqur flamurin gjigand kombëtarë si dhe disa transparente të tjera që kishin të bëjnë direkt me kundërshtarin e tyre.

Leave a Reply