Shkodran Mustafi lëndohet, do të mungojë 1 muaj!

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger nuk do të ketë në dispozicion për 30 ditët e ardhshme reprezentuesin shqiptar të Gjermanisë, Shkodran Mustafin. Fubollisti shqiptar ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen kualifikuese të Gjermanisë me Azerbejxhanin dhe në këtë situatë duhet të pushojë rreth 1 muaj për t’u rikuperuar, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për “Topçinjët”.

Mustafi do të mungojë në ndeshjet kundër Vatfordit, Evertonit, Svonsit dhe Mançester Sitit, me shqiptarin që pritet të rikthehet me 18 nëntor për takimin me Totenhemin. Si zëvendësues i shqiptarit në këto ndeshje me shumë gjasa tekniku Venger do të aktivizojë Per Martesaker.

Leave a Reply