Njihuni me futbollistin 55-vjeçar që ende është aktiv në futboll

Pasioni për futbollin mund të të bëjë të kalosh çdo pengesë dhe të kalosh çdo limit. Këtë gjë më së miri e di Robert Karmona, i cili vazhdon të vrapojë pas topit edhe në moshën 55-vjeçare.

Futbollisti uruguaian ka hyrë tashmë në librin “Guinness” për vitin e katërt radhazi si më i vjetri në botë që është aktiv në futboll. Ai vazhdon të përmirësojë rekordin personal. Më parë kishte thyer rekordin e Stenli Mathjus, i cili luajti deri në moshën 50 vjeçe me skuadrën e Stouk.

Karmona ka lindur në Montevideo, më 30 prill 1962. E ka nisur karrierën në vitin 1975 dhe do të vazhdojë me një klub italian, Audax Orione, nga Tortona, në provincën e Alesandrias që merr pjesë në kategorinë e tretë.

Një histori kjo e pabesueshme që tregon edhe bukurinë e këtij sporti fantastik që është më i dashuri tek gjitha grupmoshat.

Leave a Reply