Është Siti ai që ndal Napolin e Hysajt, Liverpulli dërmoi Mariborin e Ahmedit (VIDEO)

Më në fund edhe Napoli ka shijuar aromën e disfatës. “Napolitanët” janë mundur sonte në transfertën në “Etihad Stadium” nga Mançester Siti, që në këtë mënyrë vazhdon të mbetet e pamposhtur. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola sonte shënuan fitore 2:1, duke shënuar edhe fitoren e tretë në kuadër të grupit “F”.

Sterling dhe Gabriel Zhesus ishin autorët e golave në 15 minutat e para të ndeshjes për Mançester Sitin, që kishte një startë të furrishëm teksa Napoli golin  e vetëm e realizoi me anë të Daiavaras në minutën e 73-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Shaktari i Donjetskut mundi Fejenordin në transfertë.

Liverpulli ka bërë që të vuaj Mariborin e Valon Ahmedit, duke mundur midis Slovenisë me rezultatin e thellë 7:0 në kuadër të grupit “E”, ku një fitore të thellë dhe të papritur arriti edhe Spartaku i Moskës, që mundi me rezultatin 5:1 Seviljën.

 

Maribori-Liverpuli 0:7
4′, 54′ Firmino, 13′ Kutinjo, 20′, 40′ Salah, 86′ Oksleid-Çambërlejn, 90′ Aleksander-Arnold

Leave a Reply