E mërkura sjellë javën e 12-të në LPFM dhe dy super ndeshje

Java e 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të luhet brenda një ditë, konkretisht gjatë ditës së mërkurë. Kjo javë sjell me vete dy super përballje, ku e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Strumicë dhe Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Në Strumicë befasia e këndshme e këtij kampionati, Akademia Pandev do të mirëpret liderin aktual, Shkëndijën, teksa në stadiumin më të madh në vendin tonë, arenën “Filipi i Dytë” mejdanin do të ndajnë dy skuadrat nga kryeqendra jonë, Rabotniçki dhe Vardari. Kjo ndeshje i takon ndeshjes së prapambetur, asaj të javës së tretë, , ndërkohë ndeshja e javës së 12-të mes këtyre dy skuadrave është paraparë që të zhvillohet me datë 13 dhjetor.

Shkupi ndaj Pobedës do të kërkoj të ju rikthehet fitoreve, Renova në Tetovë do të mirëpret Skopjen, derisa Pelisteri në Manastir do të ndajë mejdanin me Sileksin. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 14:30.

 

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë

Java XII

A. Pandev 25.10. 14:30 Shkendija
Pelister 25.10. 14:30 Sileks
Rabotnicki 25.10. 14:30 Vardar
Renova 25.10. 14:30 FK Skopje
Shkupi 25.10. 14:30 Pobeda

Leave a Reply