Me armë në mes të ditës grabitet ish portieri i kombëtares braziliane (VIDEO)

Ish-portieri i kombëtares së Brazilit, Xheferson ka përjetuar një moment jo shumë të mirë. Ai në mes ditë ka qenë pre e disa grabitësve, të cilët të armatosur fillimisht ia ndërprenë rrugën me veturën që po e ndiqnin, që më pas në momentin kur Xheferson ndaloi, ta zbresin atë nga vetura, duke e frikësuar në maksimum dhe duke ia marrë veturën luksoze.

Nga video inçizimi që shihet Xheferson nuk u bëri aspak rezistencë grabitësve, teksa u ul në cepin e rrugës, ndërkohë që të tre grabitësit u larguan me shpejtësi me foristradën e tij.

34-vjeçari Xheferson de Ooliveira aktualisht është pjesë e skuadrës braziliane të Botafogos, ndërkohë pjesë e kombëtares braziliane ka qenë nga periudha 2011-2015, duke regjistruar 22 paraqitje.

Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, policia ka arritur që të gjejë makinën e braktisur të portierit Xheferson gjatë mbrëmjes së kaluar, mirëpo jo edhe autorët e kësaj grabitjeje.

Leave a Reply