A.Pandev mund Shkëndijën me gol në minutën e fundit (VIDEO)

Akademia Pandev dhe Shkëndija kanë zhvilluar një super ndeshje në stadiumin “Mladost” në Strumicë, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit bëri që Shkëndija nga Strumica të largohetduar bosh, edhe pse falë kualitetit dhe përvojës së madhe të futbollistëve kjo skuadër u rikthye në lojë, edhe përkundër faktit se në një moment ishte në disavantazh prej dy golash.

AKADEMIA PANDEV AVANSON NDAJ SHKENDIJESA. PANDEV – SHKENDIJA 1:0 (Z. Baldovaliev 24')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Ndryshe fitoren e Akademia Pandev në këtë ndeshje e paralajmëroi Zoran Baldovaliev me golin e realizuar në minutën e 24-të.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më atraktive dhe me më shumë gola.

AKADEMIA PANDEV SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKENDIJESA. PANDEV – SHKENDIJA 2:0(Gj. Markov 52')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Vetëm pas 7 minutave lojë në këtë pjesë vendasit me anë të Gjorgji Markov shënuan edhe golin e dytë, mirëpo Shkëndija shumë shpejtë u rikthye në lojë dhe që në aksionin e rradhës me anë të Marjan Radeskit shënoi golin e parë në këtë përballje.

SUPER GOL I RADESKIT, SHKENDIJA NGUSHTON REZULTATIN NDAJ A. PANDEVA. PANDEV – SHKENDIJA 2:1(M.Radeski 53')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Ky gol ktheu vetëbesimin te “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët në minutën e 71-të pas një kombinimi të bukur të dyshes Hasani-Ibraimi, me këtë të fundit arritën që të barazojnë shifrat në 2:2.

SHKENDIJA BARAZON NDAJ AKADEMIA PANDEVA. PANDEV – SHKENDIJA 2:2(B. Ibraimi 71')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Ky rezultat ishte valid deri në minutën e fundit të takimit, atëherë kur arbitri kryesor tregoi një goditje dënimi të dyshimtë në favor të vendasve në anën e djathtë. Pikërisht nga kjo goditje dënimi erdhi edhe goli i tretë për vendasit e Akademia Pandev, me realizues Konstantin Çeshmexhiev, i cili në ato momente solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve dhe tifozëve vendas.

AKADEMIA PANDEV FARE NE FUND SHENON GOLIN E TRETE PERBALLE SHKENDIJESA. PANDEV – SHKENDIJA 3:2(K. Çeshmexhiev 90')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Megjithatë edhe përkundër kësaj disfate, Shkëndija vazhdon të kryesoj tabelën e klasifikimit, kjo falë edhe disfatës së Vardarit në derbin lokal ndaj Rabotniçkit (1:3). Renova më në fund tregoi fytyrën e saj të vërtetë duke mundur 5:1 Skopjen, Shkupi falë golit të Alen Jasharovskit mundi minimalisht 1:0 Pobedën, ndërkohë Sileksi falë një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë arriti që nga Manastiri të largohet me tre pikë.

LPFM, Java XII

A. Pandev 3 – 2 Shkëndija
Pelisteri 1 – 2 Sileksi
Rabotniçki 3 – 1 Vardari
Renova 5 – 1 Skopje
Shkupi 1 – 0 Pobeda

 

Leave a Reply