Jasharovski heroi i FC Shkupit (VIDEO)

FC Shkupit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Alen Jasharovski për të mundur Pobedën dhe për të arkëtuar tre pikë mjaft më vlerë në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi “bardhekaltër” golin e vetëm në fitoren 1:0 të skuadrës nga Çairi përballë asaj nga Prilepi e realizoi në minutën e 85-të, kur falë fizikut të tij dhe gjindshmërisë duke fituar dy duele ndaj kundërshtarëve arriti që të shënojë atë gol të shumëpritur nga tifozëv vendas.

GOOOOOOOOOOOOLALEN JASHAROVSKI MENDON PER ERPSINE E FC SHKUPITSHKUPI – POBEDA 1:0(A. Jasharovski 85')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Jasharovski fillimisht fitoi duelin e parë ajror me portierin kundërshtarë Davor Taleski, që më pas të fitoi edhe duelin e dytë ajror, kësaj rradhe ndaj futbollistit Nikolçe Sharkoski për të prekur rrjetën e zbrazët të skuadrës mysafire, që në këtë ndeshje kishte ardhur për tu mbrojtur dhe me qëllimin për të mos pranuar gol.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu që nga minuta e para ishin të fokusuar për të shënuar në rrjetën kundërshtare, mirëpo “bardhekaltërit” në disa momente nuk i deshir edhe fati.

SHKUPI SHUME AFER GOLIT, TRAVERZA SHPETON MYSAFIRET NGA PRILEPIBunjamin Shabani nga e majta harkoi ne zone, ndersa goditja me koke e Muarem Bajramit perfundoi vetem ne traverze..

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Gjatë pjesës së parë Muarem  Bajrami me kokë qëlloi traverzën, ndërkohë në pjesën e dytë në tollovinë e krijuar para portës kundërshtare, i riu Omari Imeri vërtetë ishte i pafat, pasi goditja e tij fillimisht qëlloi traverzën, më pas edhe shtyllën, por jo edhe rrjetën e Taleskit, i cili megjithatë kapituloi 5 minuta para fundit të takimit, transmeton “infOSport.mk”.

Kur nuk e don, nuk e don…Futbollistet e Shkupit qellojne edhe traverzen edhe shtyllen, mirepo jo edhe golin

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë me 15 pikë të tubuara renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Pobeda mban vetëm pozitën e parafundit me 12 pikë, po aq sa ka edhe Pelisteri në pozitën e 8-të.

Leave a Reply