Mbyllen 45 minutat e para, Shkëndija në disavantazh, në Tetovë dhe Çair rrjetat pushojnë (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 12-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Në Strumicë Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Zoran Baldovaliev po avanson ndaj Shkëndijës, skuadër kjo e cila kishte më shumë nga loja, mirëpo duke mos arritur të krijoj ndonjë rast më konkret përmes të cilit do të arrinte barazimin.

AKADEMIA PANDEV AVANSON NDAJ SHKENDIJESA. PANDEV – SHKENDIJA 1:0 (Z. Baldovaliev 24')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Për dallim nga ndeshja në Strumicë, ndeshjet në Tetovë dhe Çair janë mbyllur me barazime pa gola. Renova ishte kundërshtarë më i mirë, madje në një rast qëlloi edhe shtyllën, ndërsa vlen të theksohet se mysafirët nga minuta e 33-të po luajnë me një futbollistë më pak në fushë pas dy kartonëve të verdhë të mesfushorit Gjoko Aleksovski.

Fatjon Jusufi i pafat, qëlloi vetëm shtyllënRenova – Skopje pjesa e parë mbyllet me rezultatin e fillimit, 0:0

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Edhe Shkupi në Çair është skuadra që po dominon, madje ata përmes Bajramit qëlluan traverzën, mirëpo rezultati edhe  në këtë ndeshje mbetet ai i fillimit.

SHKUPI SHUME AFER GOLIT, TRAVERZA SHPETON MYSAFIRET NGA PRILEPIBunjamin Shabani nga e majta harkoi ne zone, ndersa goditja me koke e Muarem Bajramit perfundoi vetem ne traverze..

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Rabotniçki në derbin lokal ndaj Vardarit falë golit të shënuar nga brazilani Serxhio Da Luz Zhunior po avanson me rezultatin 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Pelisteri në Manastir ndodhet në avantazh përballë Sileksit. Autorë i golit për skuadrën nga Manastiri është Lukas Kardoso Fereira që në minutën e 5-të.

LPFM, Java XII

Rezultatet e 45 minutave të para

A. Pandev

1 – 0 Shkëndija
Pelisteri 1 – 0 Sileksi
Rabotniçki 1 – 0 Vardari
Renova 0 – 0 Skopje
Shkupi 0 – 0

Pobeda

Leave a Reply