ZYRTARE, Kombëtarja shqiptare pasurohet edhe me një futbollist kosovar

Kombëtares shqiptare i bashkohet edhe një futbollist tjetër kosovar. Fjala është për mesfushorin me tipare sulmuese, Astrit Hajdareviq, të cilin seleksionuesi Kristian Ppanuçi ka vendosur ta grumbullojë për ndeshjen e nëntorit kundër Turqisë, shkruan “infOSport.mk”.

Astriti është një futbollist 27-vjeçar që aktualisht luan me AEK-un e Athinës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e shpresave të Kombëtares suedeze, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe për përfaqësuesen U-23 të këtij vendi, duke marrë pjesë edhe në Olimpiadë ku ishte kapiten i kësaj përfaqësuese.

“Kam prit shumë vite dhe tashmë ëndërra mu bë realitet që të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Një gjë të tillë e kam bë me zemër. Them se nuk ka qenë një vendim i lehtë por i vështirë, mirëpo tashmë unë edhe zyrtarisht kam vendos të veshë fanellën e Shqipërisë” – tha Astrit Hajdareviq në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Zona Gol” në Supersport, ku gjithashtu zbuloi se asnjëherë më parë nuk ka qenë në Shqipëri.

“Jo nuk kam qenë asnjëherë. Do të jetë kjo hera e parë që do të vijë në Shqipëri. Unë kudo që kam shku, kam thënë që jam shqiptarë. Jam ritur në Suedi, por unë gjithnjë kam thënë që jam shqiptarë” – u shpreh Ajdareviq, i cili gjatë bisedës së drejtpërdrejtë tha se është shok me Pajtim Kasamin, me të cilin ka luajtur bashkë te të rinjët e Liverpullit, dhe se njeh portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën, nga koha kur ky i fundit luante në Suedi me Kalmarin dhe se ndaj tij ka shënuar shumë gola.

 

Leave a Reply