Super Bardhi i shënon Eibarit (VIDEO)

Në këto momente në stadiumin “Municipal de Ipurua” po zhvillohet takimi i javës së 10-të midis vendasve të Eibar dhe Levantes, ku pas 45 minutave të para skuadra mysafire nga Valencia po avanson me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër njëri prej autorëve të golave në këtë ndeshje për Levanten është futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi, i cili në minutën e 37-të me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës me të djathtën e tij shënoi golin e dytë në rrjetën e portierit vendas, Dimitroviç.

Goli i dytë i shënuar nga Enis Bardhi

Ndryshe golin e parë, vetëm dy minuta më herët e realizoi Morales, i cili kishte asistuar në golin e futbollistit shkupjan, për të cilin ishte ky goli i katërt sezonal në La Liga.

Goli i parë i shënuar nga Morales 

Leave a Reply