Universiteti i Tetovës fiton derbin me Kumanovën

Klubi i Volejbollit për femra Universiteti i Tetovës, ka dalur fitues i derbit ndaj Kumanovës me rezultat 3:1 në sete  të zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në kampionatin vendor. Volejbollistet tetovare setin e parë e mbyllën në favor të tyre me 25:15, të dytin e humbën me të njejtat shifra, ndërsa seti i tretë me shumë mund iu takoi vashave tetovare me shifra të ngushta 25:23.

Seti i katërt dhe final shkoi në favor të Universitetit të Tetovës që e fituan me rezultat 25:16, duke regjistruar kështu fitore të rëndësishme para publikut të tyre ndaj kampionëve në fuqi. Pas 2 xhirove të zhvilluara Universiteti i Tetovës renditet i dyti me 6 pikë të tubuara aq sa ka edhe Bamir Kor në vendin e parë, ndërsa pas ekipit tetovar renditet Viktor Volej me 5 pikë.

Leave a Reply