Lionel Messi i vetëm ka shënuar më shumë gola se gjithë sulmi i Realit

Ylli argjentinas, Lionel Messi me 12 gola të shënuar këtë sezon është ndër më të merituarit që Barcelona kryeson renditjen në La Liga me 28 pikë pas 10 xhirosh, duke lënë pas vetes rivalin e përbetuar, Real Madridin me tetë pikë më pak.

Argjentinasi këtë fillim sezon, ka treguar një formë të jashtëzakonshme, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për sulmuesit e Real Madridit.

Është e vërtetë se lëndimet dhe dënimi i Ronaldos, ka hendikepuar treshen e famshme “BBC” këtë fillim të sezonit, por jo kaq shumë sa për të mbetur gjashtë gola larg Messit.

Sulmuesit e Realit të Madridit, Garet Bejll, Karim Benzema, Kristiano Ronaldo, Majroal dhe Lucas, të gjithë së bashku, kanë shënuar gjashtë gola, sa gjysma e Lionel Messit, që aktualisht me 12 gola të shënuar kryeson edhe renditjen e listës së golashënuesve në La Liga.

Leave a Reply