Bomba e Belul Nebiut që i siguroi fitoren Vëllazërimit ndaj Zajazit (VIDEO)

Vëllazërimi i Kërçovës ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme në derbin lokal ndaj Zajazit, njofton “infOSport.mk”. Vëllazërimi shënoi fitore me rezultatin 2:1, duke ruajtur kryesimin e tabelës së klasifikimit në Ligën e Dytë Perëndim.

Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një epilog të këtillë, pasi ishte Zajazi, skuadra që vetëm pas tre minutave lojë shënoi golin e epërsisë me anë të Ilir Xhemailit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Vëllazërimi u kundërpërgjigjë me anë të Mërgim Danit në minutën e 14-të, ndërkohë super goli i shënuar nga ana e sulmuesit të talentuar Belul Nebiu në minutën e 43-të i siguroi fitoren skuadrës së trajnerit Nazmi Ajdini, që pas 12 xhirove ka tubuar 23 pikë, një më shumë se Gostivari i vendit të dytë. Në anën tjetër Zajazi me vetëm 9 pikë të tubuara mbetet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare.

 

 

Leave a Reply