Shkupi avanson ndaj Renovës (VIDEO)

Shkupi pas 45 minutave të para në Çair po avanson me rezultatin 2:1 në ndeshjen e javës së 16-të kundër  Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Të pranishmit në tribuna patën mundësinë të shohin një super ndeshje, ku përveç 3 golave të shënuar nuk munguan edhe disa raste të tjera për gol, ndërsa për shkak pozitës jashtë loje arbitri Stojmenov anuloi një gol tjetër të shënuar nga ana e Alen Jasharoskit.

Ndryshe serinë e golave në këtë ndeshje e hapi, Kristijan Stojkoski me golin e realizuar në minutën e 13-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Emanuel Mbella dhe nga brendia e zonës shënoi për 1:0.

Shkupi gol

SHKUPI AVANSON NDAJ RENOVËSSHKUPI – RENOVA 1:0(K. Stojkovski 13')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Golin e dytë vendasit e realizuan në minutën e 20-të, kësaj rradhe me autorë Alen Jasharoski, i cili mjaft mirë përcolli aksionin dhe topin e devijuar nga traverza pas goditjes me kokë të Sedat Berishës, e dërgoi sërish në rrjetën e Kobetiç, për rezultat 2:0, transmeton “infOSport.mk”.

Shkupi – RENOVA

SHKUPI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 2:0(Alen Jasharoski 20')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

I njëjti futbollist vetëm 6 minuta më vonë arriti që të shënojë edhe një gol tjetër në rrjetën e mysafirëve nga Tetova, mirëpo ky gol u anulua për shkak pozitës jashtë loje, teksa në minutën e 27-të Emanuel Mbella qëlloi shtyllën.

Alen Jasharovski

GOLI I ANULUAR I JASHAROVSKIT MBYLLET PJESA E PARE NE ÇAIR SHKUPI – RENOVA 2:1

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Dhe kur rastet nuk shfrytëzohen, aëherë vjen edhe dënimi, siç i gjeti vendasit në minutën e 30-të, kur Fatjon Jusufi shënoi një super gol nga distanca për rezultat 2:1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Fatjon Jusufi gol

RENOVA NGUSHTON EPERSINE E SHKUPITSHKUPI – RENOVA 2:1(F. Jusufi 30')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Leave a Reply