Shkupi shkëlqen ndaj Renovës (VIDEO)

Shkupi ka shkëlqyer sot në përballjen e javës së 16-të ndaj Renovës, duke mundur ekipin nga Xhepçishti me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu ishin më të mirë se kundërshtari, ndërsa një gjë të tillë dëshmuan edhe në fushën e blertë, ku edhe dominuan në tërësi ndeshjen.

Shkupi gol

SHKUPI AVANSON NDAJ RENOVËSSHKUPI – RENOVA 1:0(K. Stojkovski 13')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Mbella mjaft  mirë shërbeu në zonë Kristijan Stojkoskin, i cili me të djathtën e tij qëlloi rrjetën e Kobetiç.

Shkupi – RENOVA

SHKUPI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 2:0(Alen Jasharoski 20')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 7 minuta më pas Shkupi gjeti edhe golin e dytë,  kësaj rradhe me autorë Alen Jasharoski, i cili mjaft mirë përcolli aksionin dhe topin e devijuar nga traverza pas goditjes me kokë të Sedat Berishës, duke e vendosur atë edhe për herë të dytë në rrjetën e Kobetiç, për rezultat 2:0, transmeton “infOSport.mk”.

Alen Jasharovski

GOLI I ANULUAR I JASHAROVSKIT MBYLLET PJESA E PARE NE ÇAIR SHKUPI – RENOVA 2:1

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Vendasit vazhduan dominimin e tyre, ndërsa në minutën e 26-të Jasharovski edhe njëherë tjetër arriti që të shënojë në rrjetën e tetovarëve, mirëpo goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Rast të mirë për të shënuar vetëm një minutë më vonë pati edhe Emanuel Mbella, mirëpo goditja e tij u ndal në shtyllë, që më pas të vjen edhe ndëshkimi nga ana e mysafirëve, të cilët në minutën e 30-të arritën që të ngushtojnë rezultatin.

Fatjon Jusufi gol

RENOVA NGUSHTON EPERSINE E SHKUPITSHKUPI – RENOVA 2:1(F. Jusufi 30')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Fatjon Jusufi mjaft mirë morri një top para zonës kundërshtare dhe pasi përfitoi hapësirën e duhur, lëshoi një goditje shumë precize që përfundoi në rrjetën e Zendelit.

Me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë FC Shkupi arriti që të realizojë edhe dy gola të tjerë.

Alen Jasharoski gol

JASHAROVSKI SHENON SERISH NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 3:1(A. Jasharoski 59')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Një super asist me thembër të Kristijan Stojkoskit, një ndër futbollistët më të disponuar te FC Shkupi në takimin e sotshëm, Alen Jasharoski e shfrytëzoi në maksimum në minutën e 59-të, duke ngritur epërsinë e vendasve në 3:1, ndërkohë golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje për “pëllumbat” nga Çairi e realizoi Ermedin Adem në minutën e 71-të, ndërsa sërish në rolin e asistuesit ishte Kristian  Stojkoski.

Ermedin Adem

SHKUPI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 4:1(E. Adem 74')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë ka mbikaluar në renditjen tabelare Renovën, skuadër kjo e cila me 17 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë  skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu, tashmë me 18 pikë mban pozitën e 6-të.

Leave a Reply