Shkëndija vallëzon nën ritmin e Hasanit (VIDEO)

Shkëndija ka mundur me shumë lehtësi Skopjen në ndeshjen e javës së 16-të, ndeshje kjo që kaloi nën ritmin e kapitenit Ferhan Hasani, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i “kuqezinjëve” realizoi 3 gola në fitoren 4:0 të skuadrës tetovare, që me hapa të sigurtë po marshon drejt titullit kampion.

Ferhan Hasani gol

GOLI I FERHAN HASANIT NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 1:0(F. Hasani 11')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Ferhan Hasani – Buba golin e parë e realizoi në minutën e 11-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Besart Ibraimit.

Ferhan Hasani – BUBA gol

FERHAN HASANI SERISH NE ELEMENT, SHENON GOLIN E DYTE PERSONAL NDAJ SKOPJESSHKENDIJA – SKOPJE 2:0(F. Hasani 38')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Golin e dytë kapiteni i Shkëndijës e realizoi në minutën e 38-të nga pika e bardhë, të cilën më parë e kishte përfituar  Ardian Cuculi. Hasani ishte shumë preciz dhe në ato momente solli golin e sigurisë, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Egzon Bejtullai gol

SHKENDIJA NUK NDALETSHKËNDIJA – SKOPJE 3:0(E. Bejtullai 53')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Një super asist i tij nga rivënia e këndit në minutën e 53-të u shfrytëzua në maksimum nga ana e Egzon Bejtullait, i cili me kokë edhe për herë të tretë mposhti portierin Kandikijan, i cili kapituloi edhe në minutën e 60-të, kur sërish në skenë doli Ferhan Hasani, duke shënuar edhe golin e katërt.

Ferhan Hasani triplete ndaj Skopjes

FERHAN HASANI RRUMBULLAKSON "HAT-TRIKUN" E TIJ NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 4:0(F. Hasani 60')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Me këtë fitore tashmë Shkëndija numëron plotë 40 pikë, 14 më shumë se Vardari i vendit të dytë që me fillim në ora 18:00 do të zhvillojë derbin e javës kundër Pelisterit.

Leave a Reply