Serzhinjo shpëton Rabotniçkin, Sileksi superior në transfertën ndaj Pobedës (VIDEO)

Rabotniçki falë golit të brazilianit Serzhinjo në minutat shtesë të takimit i ka shëptuar disfatës në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.  Falë golit të tij Rabotniçki nxorri një barazim 1:1,  duke i shpëtuar disfatës dhe duke i shkëputur dy pikë të sigurta skuadrës së Akademia Pandev që deri në ato momente avansonte me rezultatin 1:0 falë golit të shënuar nga Zoran Baldovaliev në minutën e 51-të.

Zoran Baldovaliev gol

AKADEMIA PANDEV AVANSON NDAJ RABOTNIÇKITA. PANDEV – RABOTNIÇKI 1:0(Z. Baldovaliev 51')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Për dallim nga Akademia Pandev dhe Rabotniçki që në fund morrën vetëm nga një pikë nga përballja mes tyre, Sileksi falë golave të shënuar nga Timov (20’)  dhe Djordjeviç (65’) mundi Pobedën në Prilep me rezultatin 2:0.

Falë kësaj fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Zhikica Tasevski tashmë numëron 25 pikë, po aq sa ka edhe Akademia Pandev në pozitën e tretë.

Fitoreve në ndeshjet e sotme të javës së 16-të iu gëzuan edhe Shkupi dhe Shkëndija, që ngadhnjyen ndaj Renovës, gjegjësisht Skopjes.

Kjo javë mbyllet me derbi ndeshjen Vardari – Pelisteri që starton në ora 18:00 në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

LPFM, Java XVI

A. Pandev 1 – 1 Rabotniçki
 Pobeda 0 – 2 Sileksi
Shkëndija 4 – 0 Skopje
Shkupi 4 – 1 Renova
Vardari 18:00h Pelisteri

Leave a Reply