Vëllazërimi vetëm barazim ndaj Labunishtës, lëshon kreun

Vëllazërimi i Kërçovës ka humbur kreun e tabelës pas barazimit 1:1 në ndeshjen e javës së 13-të ndaj Labunishtës, njofton “infOSport.mk”.

Të dy golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë, me mysafirët nga Struga të cilët kaluan të parët në avantazh.

Ishte Igor Kleçkaroski ai i cili shtangu vendasit me golin e shënuar në minutën e 58-të, teksa një pikë vendasve ua siguroi Kushtrim Ballazhi me golin e realizuar 5 minuta para fundit të takimit.

Me këtë barazim Vëllazërimi tashmë renditet në pozitën e dytë me 24 pikë, ndërkohë Labunishta me 16 pikë ndodhet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply