Juve rizgjohet vonë, pëson në transfertën ndaj Sampdorias (VIDEO)

Juventusi ka pësuar një disfatë të pabesueshme në transfertën ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 13-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të Italisë pësuan me rezultatin 3:2, duke pësuar disfatën e dytë gjatë këtij edicioni, që tashmë largon këtë skuadër në 4 pikë ndaj liderit aktual, Napolit. Të besuarit e trajnerit Alegri u rizgjuan shumë vonë nga gjumi, me dy golat e shënuar vetëm në minutat shtesë përmes dy sulmuesve argjentinas, Higuain dhe Dybala, teksa autorë të golave për Sampdorian në këtë ndeshje ishin Zapata (52’), Toreira (71’) dhe Ferari (79’).

Pjesa e dytë ishte e pasuruar me gola edhe në ndeshjen midis Beneventos dhe Sasuolos, ku fitores iu gëzuan mysafirët,  SPAL dhe Fiorentina barazuan 1:1, njëjtë sikurse edhe Torino dhe Kievo, teksa Kaljari dhe Xhenoa iu gëzuan fitoreve minimale në ndeshjet në transfertë ndaj Udinezes, gjegjësisht Krotones.

Java e 13-të mbyllet me ndeshjen e mbrëmjes  midis Interit dhe Atalantas së Etrit Berishës.

Serie Java XIII

Crotone 0 – 1 Genoa
Benevento 1 – 2 Sassuolo
Sampdoria 3 – 2 Juventus
 SPAL 1 – 1 Fiorentina
Torino 1 – 1 Chievo 
 Udinese 0 – 1 Cagliari
Inter 20:45h Atalanta

Leave a Reply