Shqiptari Visar Musliu vendos derbin Vardari – Pelisteri (VIDEO)

Visar Musliu ka rezultuar deçiziv në fitoren e Vardarit ndaj Pelisterit në derbi ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi shqiptarë i Vardarit realizoi golin e vetëm në këtë përballje, në të cilën Vardari realizoi fitore minimale 1:0, duke arkëtuar në këtë mënyrë tre pikë mjaft të vlefshme që mbajnë këtë skuadër ende në garë për titullin e kampionit.

Visar Musliu gol

Goli i Visar Musliut nga nje kend tjeter, me te cilin Vardari mundi Pelisterin minimalisht 1:0VARDARI – PELISTERI 1:0(V. Musliu 65')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Musliu golin e fitores për “kuqezinjtë” nga Shkupi e realizoi në minutën e 65-të, kur me kokë nga afërsia arriti që të mposht portierin Marko Jovanovski. Ky gol solli një delirium të vërtetë në tribunat e stadiumit “Filipi i Dytë”, ku sonte “Komitët” festonin 30 vjetorin e tyre.

Deri në fund të takimit Pelisteri u kanos përmes Matej Cvetanovskit, i cili madje në minutën e 83-të arriti që të shënojë në rrjetën e Aleksovskit, mirëpo ky gol u anulua nga ana e arbitrit kryesor Aleksandar Stavrev, pasi ndihmësi i tij kishte sinjalizuar pozitë jashtë loje, transmeton “infOSport.mk”.

Matej Cvetanoski

Kishte apo nuk kishte pozite jashteloje? A eshte demtuar ne kete rast Pelisteri pas ketij goli te shenuar nga Matej Cvetanoski

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Me këtë fitore Vardari tashmë përforcon pozitën e dytë me 29 pikë, 11 më pak se Shkëndija, që gjatë ditës së sotme mundi Skopjen me rezultatin 4:0. Në anën tjetër Pelisteri me vëtëm 15 pikë të tubuara renditet në pozitën e 8-të, mirëpo vetëm falë gol-averazhit më të mirë, pasi edhe Pobeda e vendit të 9-të ka po aq pikë se skuadra nga Manastiri.

Foto: gol.mk 

Leave a Reply